Nuk duhet t’ia blini (sipas një mashkulli)

Life style

Nuk duhet t’ia blini (sipas një mashkulli)

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Presioni për të gjetur një dhuratë që balancon romancën me bujarinë mund të jetë stresues.

Duke marrë këshilla nga një mashkull ne ju rekomandojmë 6 dhurata që nuk duhet ti blini kurrë për të dashurin tuaj.

Veshje për stërvitje

Veshja për stërvitje i çon të dashurit tuaj një mesazh të cilin ata nuk duan që ta dëgjojnë. Mendimi i tij i parë është, “Çfarë është duke u munduar të më thotë ajo, trupi im nuk është në rregull?!”  Ndoshta duhet ta heqësh këtë dhuratë nga lista jote.

Një ditë çift në SPA

Kjo  është njësoj si ai t’ju blejë bileta për të parë bandën e tij të preferuar. Kjo është një dhuratë për të jo për ju.

Një robdishamb të rehatshëm

Nëse nuk po qëndron te Hotel Ritz i dashuri juaj nuk do të veshë një robdishambër. Shumica e meshkujve nuk e vlerësojnë këtë teshë.

Bileta avioni për të takuar familjen tënde

Ka një arsye pse ai nuk e ka blerë ende. Pale t’i marrësh ditët e tij të pushimit dhe fundjavat.

Pajisje elektronike të cilat nuk i njeh

Më mirë jepi një kupon dhuratë. Do kurseje kohën për ta kthyer.

Shampoo trupi

Aroma është çështje shumë sensibël. Është njësoj sikur nëna e tij t’i blejë të brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat