Meshkujt arrijnë kulmin e seksualitetit të tyre rreth moshës 17- 18 vjeç, në atë moshë seksi pushton mendjen e tyre në mënyrë konstante.
Në fund të 20-tave dhe pasi kalojnë 30-tat, dëshira seksuale është më e qetë, por kjo nuk do të thotë që kanë humbur aftësitë e tyre në shtrat.
Duke nisur nga 40- tat burrat në përgjithësi nisin të vërejnë ndryshime të rëndësishme për sa i përket seksualitetit: mendimet dhe fantazitë erotike ulen, duhet një stimulim më i madh për të arritur ereksionin, ulet nevoja për të ejakuluar, orgazmat janë më pak të forta dhe periudha refraktare zgjatet.
Këto ndryshime shpesh sjellin ankth, pasiguri dhe frustrim tek shumë burra.
Për t’u “mbrojtur” ulin në mënyrë të ndjeshme aktivitetin seksual, ose kërkojnë gra të reja dhe tërheqëse, kjo për të “konfirmuar” dhe krijuar iluzionin që koha mund të ndalohet.