“Pse e kam kaq të vështirë që të gjej të duhurin?” “Pse jam ende single?” Të gjesh shpirtin binjak nuk është e lehtë, por sjellja juaj mund t’jua vështorësojë edhe më shumë!
Më poshtë do të listojmë 10 arsyet përse ende jeni vetëm !
1. Mbani shpresa jorealiste.
Për të qenë një kandidate e suksesshëm, duhet të jeni të hapura dhe me këmbë në tokë!
2. Jeni e dhënë vetëm pas punës.Nëse mezi gjeni kohën për të ngrënë drekë , si prisni të gjeni kohë për të dalë në një takim dhe të shijoni vetveten? Gjetja e një ekuilibri është çelësi.
3. Ke personalitet të mbyllur, je e turpshme
Nuk janë shoqërorë, stepen ndaj lidhjeve e njohjeve të reja. Por nëse do të mbylleni në atë flluskën tuaj, vështirë se dikush mund ta shohë sesa të mrekullueshme jeni .
4. Dashuroni me zemër, por mos harroni dhe trurin
Zgjedhja e vazhdueshme e partnerëve që janë fizikisht larg apo të padisponueshëm e bën të vështirë që marrëdhënia të zgjasë.
5. Ideja e martesës ju bie si çekan në kokë
Në vend që të dilni , të argëtoheni dhe ta njihni më mirë personin me të cilin pretendoni që të lidheni, ju e portretizoni si bashkëshortin tuaj të ardhshëm !
6. Ju i krahasoni marrëdhëniet tuaja të reja me ato të dështuarat
Është e natyrshme të krahasosh personin e ri që ke takuar, me ish-in e mëparshëm, , veçanërisht nëse me atë person ke qenë për një kohë të gjatë dhe të lumtur. Megjithatë, ky krahasim do t’ju ndalojë të njihni më mirë partnerin tjetër.