9 shenja që tregojnë se jeni në një lidhje toksike

Life style

9 shenja që tregojnë se jeni në një lidhje toksike

Më: 3 janar 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Këto janë shenjat e një lidhje abuzive, prej të cilës duhet të largoheni.

Shoqëria në të cilën jetojmë na mëson që të varemi emocionalisht tek në partner, por në një lidhje stabile, ju keni nevojë që t’i jepni hapësirë njëri-tjetrit, shkruan “BrightSide”.

Por dashuria është e verbër, dhe shpesh i injorojmë shenjat që na tregojnë se një lidhje po bëhet e dëmshme.

Nuk iu lë të dilni me miqtë tuaj. Edhe kur iu dilni me miqtë, partneri është gjithmonë me juve dhe nuk iu lë hapsirë.

Të kontrollojnë kuletën. Ju gjithmonë duhet të menaxhoni paratë tuaja, dhuna ekonomike është prapë se prapë dhunë.

Të kontrollojnë telefonin. Kontrolli i telefonit nuk është normal, nuk është formë e dashurisë, është shkelje e privatësisë.

Të tregojnë si të visheni. Të keni një lidhje stabile do të thotë të doni dhe të respektoni veten dhe partnerin. Askush nuk duhet të vendosë se çfarë të vishni ju.

Bëhen nervoz kur ju nuk përgjigjeni shpejt në telefon. Nëse kjo nuk iu duket gjë e keqe, atëherë kujtojeni se një lidhje duhet të iu sjellë paqe, e jo ndjenja negative.

Janë xheloz për shokun/shoqen e ngushtë. Nëse partneri juaj nuk iu beson, nuk do të keni kurrë stabilitet.

Keni frikë të shpreheni. Partneri juaj duhet të iu ofroj rehati, dhe nëse ju keni frikë të flisni mendjen tuaj, atëherë ajo nuk është një lidhje në të cilën duhet të jeni.

Të ofendojnë. Ka limite që nëse kalohen, nuk ka më kthim. Në momentin që iu e lejoni dikë të iu kritikojë dhe ofendoj vazhdimisht, nuk do të ketë më kthim në normalitet.

Miqtë u përpoqën të iu paralajmërojnë. Kur ju keni ndjenja romantike ndaj dikujt, atëherë do të jetë paksa e vështirë për ju të dalloni se diçka nuk është në rregull me ta. Personat rreth teje do ta dallojnë më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat