Një kërkim europian mbi pornografinë në internet zbuloi se femrat klikojnë pak a shumë barabartë sa meshkujt fjalën seks dhe porno.
11% e grave e shikojnë pornografinë për të gjallëruar marrëdhënien e tyre seksuale, të tjera për tu informuar dhe më pas praktikuar – thotë studimi, sipas të cilit pornografia, e konsideruar deri tani si fushë ekskluzivisht mashkullore, po bëhet një hapësirë eksplorimi edhe e femrave.
Megjithatë burrat dhe gratë e përdorin pornografinë në menyra të ndryshme.
Për burrat pornografia shërben si eksitim i drejtpërdrejtë, ndërsa tek gratë e përdorin pornografinë për t’u informuar dhe frymëzuar.
Femrat shohin pornografi thuajse gjithnjë vetëm, ose me partnerin, por rrallë, ose asnjëherë me shoqe (ndryshe nga burrat) – thekson studimi.