E rrallë: Kur një paketë cigare shkatërron një martesë

Life style

E rrallë: Kur një paketë cigare shkatërron një martesë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Një martesë e djegur shpejt “si një cigare” ajo e dy të rinjve sauditë.

Burri, vetëm pak muaj pasi ishin martuar,  gjeti në çantën e gruas së tij një paketë cigare, nuk ka kërkuar asnjë sqarim, por menjëherë ka kërkuar divorcin.

Kanë qenë të kota tentativat e gruas për t’u justifikuar, duke thënë se cigaret nuk ishin të sajat: burri ka kërkuar divorcin.

Të kota dhe ndërmjetësimet e familjeve për t’i bashkuar dhe për të bindur burrin të ndryshoje mendje mbi kërkesën për divorc.

Edhe pse Arabia Saudite është një vend shumë fetar, nuk ka ndalesa të caktuara përsa i përket duhanpirjes: në vend llogariten gati 6 milion duhanpirës në një popullsi prej 29 milionësh dhe pse duhanpirësit janë 90% meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat