GJESTI I MBAJTJES SE DORËS GJATË LINDJES, NUK ËSHTË VETËM NJË VEPRIM I BUKUR.
SIPAS SHKENCËTARËVE PRANIA E PERSONIT QË DONI ÇLIRON DISA ENZIMA QË UL PRESIONIN E GJAKUT ANKTHIT DHE JU MBRON NGA DHIMBJA.
Në studimin e universitetit të Kolorados morën pjesë 20 çifte të cilët u testuan me disa tuba me ujë të nxehtë të cilat ju lidhën tek duart.
Çiftet u testuan dy herë njëherë me bashkëshortet e tyre dhe njëherë vetëm.
Në përfundim rezultoi se kur femrat qëndruan me partnerët e tyre gjatë eksperimentit e vlerësuan me 52% më pak të dhimbshëm eksperimentin në krahasim kur qëndruan vetëm.
Gjithashtu pasi qëndruan pranë të dashurave të tyre arritën ta vlerësonin më mirë dhimbjen e kaluar nga femra.
Autori i studimit Dr. Pavel Goldstein shprehet se në momentin e mbajtjes se duarve truri i çifteve sinkronizohet dhe dhimbja ndahet tek te dy palët.
Sipas tij ndarja e momenteve të dhimbshme midis çifteve krijon një marrëdhënie më të fort mes tyre, pasi të dy palët arrijnë të vlerësojnë siç duhet dhimbjen që kalojnë.