Njerëzit që kanë gjetur dashurinë zakonisht duan ta ndajnë këtë lajm me gjithë botën, por këta njerëz kanë zbuluar pse kanë vendosur ta mbajnë lidhjen e tyre një secret.
Përdorues të rrjetit social Whisper, ku njerëzit ndajnë në mënyrë anonime sekretet e tyre, kanë treguar pse e kanë fshehur lidhjen e tyre nga kushdo.
Një person thotë se e ka fshehur lidhjen nga kolegët, pasi kishin marrëdhënie me shefin, ndërsa një tjetër nuk ndihej rehat me faktin që partneri i tij ishte 12 vjet më i madh.
Ndërkohë të tjerë thonë se kishin frikë për mungesën e aprovimit nga familjarët. Këtu përfshihet një person që kishte frikë ta prezantonte partnerin me familjarët e saj racist.