A duhet ti angazhoni fëmijët në punët shtëpiake?

Life style

A duhet ti angazhoni fëmijët në punët shtëpiake?

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Prindërit ndonjëherë bëjnë gabim kur i mbrojnë fëmijët nga punët shtëpiake, duke thënë që janë të vegjël dhe që me to gjithsesi do të merren kur të rriten.

Mirëpo, shkenca tregon që delegimi prindëror i obligimeve te të vegjlit patjetër është i mirë për zhvillimin e personalitetit.

Hulumtimi i cili ka filluar të bëhet para 75 vjetësh dhe i cili zgjat akoma, zbulon që lumturia dhe suksesi në jetë më së shumti varen nga dy gjëra – dashuria dhe etika e punës.

Përvoja e të anketuarve të cilët janë bërë jashtëzakonisht të suksesshëm ka treguar që në zhvillimin e tyre më së shumti ka ndikuar edukimi në atë frymë – “përvjelja e mëngëve dhe futja në punë”.

Prindërit fëmijëve derisa kanë qenë në klasë të ulëta të shkollës fillore u kanë dhënë detyra shtëpiake, u kanë ndihmuar në rregullimin e shtëpisë, rregullimin e kopshtit, rregullimin e veturës…

Kështu nga vegjëlia kanë kuptuar që duhet patjetër të punojnë për të arritur diçka.

Ekspertët në bazë të kësaj kanë ardhur në përfundim që është obligim i prindërve që të orientojnë fëmijët e tyre në punë, sado që të mendojnë që në atë mënyrë i mundojnë apo ua shkurtojnë kohën për lojë.

Mirëpo, kështu spontanisht ndërtojnë shprehitë e punës dhe kurojnë etikën e punës, për shkak të të cilave më vonë në jetë nuk do ta kenë të vështirë t’i përkushtohen punës dhe të arrijnë sukses.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat