Hapi 1:
Merr pak vazelinë dhe lyeji qerpikët. Lëri për pak minuta që rimeli të zbutet e të bjerë dhe pastaj pastroji me një copë pambuku.
Hapi 2:
Përdor një pastrues grimi me një copë pambuku të pastër derisa të jetë hequr plotësisht rimeli.
Kujdes:
Nëse nuk ke vazelinë apo edhe pastrues grimi, mund të përdorësh edhe vajin e ullirit apo vajin e arrës së kokosit, të cilët mund të të ndihmojnë për të fshirë grimin.