Fytyra e juaj gjithmonë mundohet të tregojë tregojë për atë që ndodhë në trupin tuaj.
Një praktikë e vjetër e quajtur “hartimi i fytyrave” mund t’ju tregojë se çfarë po i shkakton puçrrat në fytyrë dhe këshillat për ti evituar.
Kinezet besojnë se fytyra jonë mund të zbulojë ndonjë çekuilibër në brendësi të organizmit tonë.
Unik Portal ka listuar pesë zona të fytyrës tuaj dhe atë që ato janë duke u përpjekur për të treguar kur aknet dhe puçrrat “pushtojnë” fytyrën tuaj.
Pjesa e epërme e ballit – probleme me fshikëzën dhe zorrët
Trupi ynë grumbullon sasi të mëdha të toksinave brenda zorrëve në veçanti ngaqë kequshqyerja. Duke ngrënë vazhdimisht ushqime që rëndojnë organizmin kjo pjesë e ballit alaramon përmes puçrrave. Ushqime të pasura me antioksidantë si çaj i gjelbër, limoni, fasulet dhe manaferrat janë ideale për të bërë një pastrim të organizmit.
Pjesa e poshtme e ballit – mendja dhe shpirti
Nëse jeni duke ndier shpërthime të tepruara të akneve në këtë zonë ju ndoshta keni shumë stres ose depresion. Stresi shqetëson nivelin tuaj të hormoneve dhe shpesh çon në gjumë të çrregullt.
Për të eliminuar këto probleme, provoi të shkoni në gjumë gjithmonë në të njëjtën kohë dhe të nxisni qarkullimin e gjakut.
Linja e vetullave – mëlçia
Aknët në zonën e vetullave tregojnë se ju po konsumoni sasi të mëdha të yndyrës dhe alkool. Jepni mëlçisë tuaj pak pushim dhe përdorni limon, grejpfrut, çaj jeshil, mollë dhe vaj ulliri për ta pastruar atë.
Mollëzat – mushkëritë
A jeni një duhanxhi i rregullt? A keni alergji që nuk trajtohen siç duhet? A e fut vetën shpesh në stres? Të gjitha këto janë arsye dhe më shumë mund të jetë përgjegjës për shëndetin e mushkërive dhe përfundimisht lëkurën tuaj. Mollëzat janë të lidhura me shëndetin e mushkërive tuaja. Detoxiko mushkëritë tuaja me çaj jeshil, mjaltë dhe karamele mente.
Veshët – veshkat
Një nga mënyrat më të mira për të hequr qafe puçrrat është hidratimi. Pra hidratoni trupin tuaj. Shkruani diku. Vendoseni në mur. Kujtojani vetes herë pas here.Lëkura juaj duhet të hidratohet për tu dukur bukur. Mungesa e ujit në veshka dhe konsumimi i tepërt i kripës dhe i kafesë çon në shëndetin e dobët të veshkave.
Hundë – zemra
Zakonisht njerëzit nuk përballën me puçrra në hundë por nëse u janë shfaqur atëherë duhet të dini se diçka nuk është në rregull me zemrën tuaj. Presioni i ulët i gjakut dhe stresi ndikojnë që aknet të shfaqen edhe në zonën e hundës.
Zona e Gojës – zorrët dhe stomaku
Shëndeti i stomakut dhe zorrëve tuaja është i lidhur ngushtë me shëndetin e kësaj zone në fytyrën tuaj. Mënyra më e mirë për të detoxikuar stomakun është që të marrësh një lugë çaji me mjaltë më ujë të vakët, që në mëngjes. Mjalti me vetitë antibakteriale dhe anti-inflamator mund të pastrojë stomakun dhe papastërtitë mbledhura me kalimin e kohës.
Mjekra – organet riprodhuese
Zona e mjekrës në veçanti në gjatë periudhës menstruale dhe për shkak të mosbalancimit hormonal mund të mbushet me puçrra. Medikamentet mund të mos ndihmojnë nëse nevojitet pastrimi. Hani të shëndetshëm, trajtoni trupin tuaj shëndetshëm dhe kështu do ta keni edhe një lëkurë të shëndetshme.