Vajrat esencialë anti-rrudhë janë nga përbërësit kryesorë të serumeve kundër plakjes të bëra në kushte shtëpie, që e pasurojnë dhe hidratojnë lëkurën, si dhe japin një mbrojtje antioksidante.
Sot ua mësojmë një recetë të përgatitjes së një seruimi që përmirëson shtresën qelizore dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave.
Së pari, merrni një shishe të vogël qelqi, pastrojeni përbrenda me pak vaj.
Përbërësi i parë që duhet të përdorni është vaji Jojoba të cilin mund ta gjeni fare lehtë.
Përbërësi i dytë është vitamina E. Vitamina E është e njohur për vetitë e saj antioksidante që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes.
Duke vazhduar, merrni vajin e farës së shegës ose vaj tjetër antioksidant si vaji i farës së mjedrës. Gjithashtu, merrni vajin esencial të temjanit, livandos dhe vajin rosehip.
Merr disa pika të secilit nga këta vajra – jojoba, vitaminë E, vaj shege, vaj temjani, vaj livando dhe vaj rosehip- përzjeini të gjitha bashkë. Vendosni vajin e formuar në një shishe të vogël dhe në darkë para së të flini hidhni 4 deri në 5 pika masazhojeni në fytyrë. Mund ta bëni dhe një herë në mëngjes.
Ky serum anti-age do e ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e re. Do ta hidratojë dhe mbrojë atë. Do ta kthejë procesin e plakjes dhe do ta tregojë atë akoma më të re.