Të gjithë kanë nevojë për këshilla herë pas here, apo jo? Është gjithmonë mirë të flasim me njerëz të ditur dhe që e shohin botën me një sy tjetër, për të dalë pak nga flluska jonë.
Dëshironi të filloni 2021 me një dashuri të re? Shikoni listën me 15 këshilla për të gjetur një bashkëshort:
Mos harroni, ne tërheqim gjithmonë vetëm atë që transmetojmë
Jepini vetes vlerën e merituar
Harroni fantazmat e së kaluarës që ju ndjekin
Fal dhe ji i qetë me zemrën tënde
Mos kërkoni njerëz të tjerë, tek një person i ri
Mos kërkoni gjysmën tuaj, ju tashmë jeni të plotë, kërkoni dikë për të shtuar
Lejojini vetes të jetoni përvoja të reja
Shikoni anash dhe tek njerëzit që ju vlerësojnë
Pranoni atë që ju bën të lumtur
Njohja e vetvetes është thelbësore për të shmangur rënien në kurthe
Shihni anën pozitive të njerëzve
Harrojeni hakmarrjen, ajo nuk çon askënd askund
Nëse dikush ju ka lënduar dhe nuk ju pëlqen, mos bëni të njëjtën gjë me tjetrin
Festa, bare, restorante, aplikacione, faqe të rrjeteve sociale…ka disa mundësi për të provuar të gjesh një dashuri të re
Mos harroni se nuk keni kurrë nevojë për një burrë apo një grua në jetën tuaj, që të jeni më të lumtur!