E kush ka thënë se moda nuk është shkencë?
Atlete të bëra nga kafeja, material i bërë nga këpurdhat e tani kemi edhe lëkurë të bërë nga mollët, shkruan lajmi.net.
Të gjitha këto duken sikur një përrallë e bukur, por në fakt, të gjitha ekzistojnë dhe janë prodhuar në mënyrë që të shmanget keqtrajtimi i kafshëve.
Produkti i fundit që la pa mend njerëzit është lëkura e bërë nga lëkurat e mollëve. Tani kanë filluar disa kompani të prodhojnë këtë lëkurë, secila në mënyrën e vetë, duke prodhuar çanta, këpucë, rripa etj.
Një prej kompanive që po e bënë këtë krijim është shtëpia e modës Samara, që është krijuar nga dy motra kanadeze.
Ato kaluan një vit duke krijuar këtë lëkurë nga lëkurat e ricikluara të mollëve, dhe pak plastikë.
Këtë motra janë duke punuar pa pushim, që të gjejnë një zëvendësues për këtë plastikë që të përdorin materiale që e mbrojnë ambientin dhe që janë plotësisht të shpërbëshme.