Ç’është dhe si ta realizoni metodën 3-6-5, për një gjumë më të mirë!

Life style

Ç’është dhe si ta realizoni metodën 3-6-5, për një gjumë më të mirë!

Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:46
Foto Ilustrim

Stephanie Gailing, konsulente e shëndetit, thotë se metoda 3-6-5 është ideale për “ta qetësuar trupin përgjatë ditës”

“3-6-5” është një metodë frymëmarrjeje që praktikohet 3 herë në ditë, me 6 frymëmarrje të plota për 5 minuta.

Si ta realizoni për të marrë më të mirën prej saj:

1 – Gjeni një pozicion të rehatshëm

Është e rëndësishme të jeni të relaksuar. Uluni në një karrige të rehatshme ose shtrihuni. Shumë njerëz thonë se e praktikojnë më mirë nëse janë shtrirë.

2 – Mbani një metodë për të “gjurmuar” frymëmarrjen tuaj

Mund të përdorni një aplikacion ose të numëroni sekondat, nëse kjo ju ndihmon të përqendroheni. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin kohëmatësin në 5 minuta.

3 – Merrni frymë ngadalë dhe thellë në diafragmën tuaj për 5 sekonda dhe më pas, nxirreni për 5 sekonda të tjera

Kështu, ju do të arrini të bëni 6 frymëmarrje të plota në minutë. Bëni të njëjtën gjë për 5 minuta.

4 – Përsëriteni dy herë të tjera përgjatë ditës

Mos harroni se praktikat e frymëmarrjes kanë një sërë përfitimesh. Ato ju ndihmojnë të ribalanconi sistemin nervor, duke ju bërë më elastik ndaj stresit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat