Gjithmonë më kanë frymëzuar gratë e bukura

Life style

Gjithmonë më kanë frymëzuar gratë e bukura

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Gjithmonë më kanë frymëzuar gratë e bukura dhe një grua e bukur… është vite drite larg, nga një tjetër thjesht “e pashme”…

Aroma e një gruaje të bukur, është e pangatërrueshme, ashtu si aura dhe drita që ajo përcjell. Ka një llambë që qëndron gjithmonë ndezur në mendjen e këtyre grave, sfiduese e çdo errësire. Ato do të dallojnë në mes të turmës për mënyrën se si botën e shohin drejt e në sy dhe hapat i hedhin plot konfidencë dhe hijeshi.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Drejtimi që ato kanë marrë kërkon guxim, disiplinë dhe zgjuarsi, prandaj shpesh i shohim të ecin të vetme, me kurorën e padukshme mbi kokë.

Të sigurta dhe të guximshme, këto janë GRATË që më frymëzojnë.

Ata nuk do të kufizohen vetëm sepse njerëzit nuk do ta pranojnë faktin që një grua mban brenda vetes disa dimensione.

Pavarësisht se ku jeni në jetë, ju do të kurseni shumë kohë duke mos u shqetësuar shumë për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju. Sa më herët në jetën tuaj që mund ta mësoni, aq më lehtë do të jetë pjesa tjetër. Gratë e zgjuara e dinë këtë më së miri, mendësia i ndan më të mirët, nga pjesa tjetër.

Gratë e bukura, gratë frymëzuese dhe influencuese në jetë janë gra me kryelartësi. Disa njerëz e urrejnë fjalën “bossy”, për të përshkruar një grua me një këndvështrim të vendosur, por për mua, një grua me mend është dikush që kërkon dhe feston jetën dhe veten e saj, është dikush që kujdeset dhe angazhohet dhe është një udhëheqëse e natyrshme.

Njerëzit më quajnë feministe sa herë që shpreh deklarata që më dallojnë nga të tjerët. Unë shkruaj gjithmonë për ato gra që më frymëzojnë por edhe për ata që nuk flasin, për ato që nuk kanë zë, sepse ne jemi mësuar ta respektojmë frikën më shumë sesa veten tonë. Na kanë mësuar se heshtja do të na shpëtonte, por nuk do të ndodhë asnjëherë kështu.

Vetëm gratë luftarake mund ta shpëtojnë veten, ndërsa gratë e zgjuara nuk do të ndjejnë asnjëherë nevojën “të shpëtohen”.

Gra të bukura, unë ju shoh me admirim çdo ditë teksa vraponi mes punës dhe studimeve, kujdesit për veten apo kujdesit për fëmijët tuaj, se si vraponi drejt pasioneve tuaja për të mbajtur gjallë entuziazmin, për të ruajtur balancën e jetës. Por mbi gjithçka dua mënyrën se si ju e trajtoni veten dhe se si prania juaj magjike është magnet për të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat