Mund të marrë muaj ose dhe vite që floku juaj të rritet. Sipas ekspertëve, flokët rriten gjysmë inçi çdo muaj dhe mund të kërkojnë disa muaj që të rritja e tyre të jetë e dukshme. Megjithatë ka disa mënyra natyrale që u ndihmojnë shumë që floku juaj të rritet më shpejt.
Prerja e flokëve – Duke shmangur prerjen e flokëve mund të ndikojë shumë në shëndetin e tyre. Prerja e rregullt ndihmon që të hiqni qafe majat e djegura dhe dyshe dhe ndikon shumë në shpejtësinë e rritjes së flokëve.
Mos i lani shumë shpesh – duke i larë flokët shpesh largon vajin natyral të tyre gjë që ndikon në ushqyerjen e flokëve. Kjo është diçka që duhet ta shmangni patjetër nëse doni që flokët të rriten shpejt.
Aplikoni balsam për flokët sa herë që laheni – edhe nëse keni flokë të yndyrshëm duhet ta aplikoni balsamin tek majat e flokëve. Majat bëhen të ashpra, dëmtohen shumë dhe më të holla me kohën.
Masazh me vaj – duke masazhuar flokët me vaj mund të ndikojë në rritjen e flokëve dhe në dendësinë e tyre. Rrënjët bëhen më të forta dhe ndihmon në shmangien e rënieve të flokëve.
Krihni flokët – Duke i krehur flokët çdo natë përpara se të shtriheni për të fjetur, ndihmon shumë në rritjen e tyre.