Dashi – Është koha të shkëlqeni si lider. Do merrni vendime të rëndësishme në shtëpi, familje, punë dhe karrierë.
Demi – Duhet të keni kujdes kur ngisni makinën. Mos merrni vendime të nxituara për të cilat mund të pendoheni. Kujdes zënkat me partnerin.
Binjakët – Sot keni mundësinë të bëni para. Mund të investoni dhe do të keni përfitime.
Gaforrja – Tani çdokush do i shohë aftësitë tuaja. Do merrni vendime të rëndësishme. Do shkëlqeni në punë.
Luani – Fati është në anën tuaj. Do bëni maksimumin tuaj në punë dhe marrëdhënia juaj me familjen do shkojë shumë mirë.
Virgjëresha – Kujdesuni për shëndetin nëse nuk doni të keni probleme më vonë. Duhet të tregoni kujdes në marrjen e vendimeve dhe mos nxitoni.
Peshorja – Do merrni maksimumin në lidhjet e dashurisë. Ndërsa shtëpia do menaxhohet nga partneri. Sot është një ditë e mirë për bashkëpunime.
Akrepi – Kujdes me vendimet që merrni dhe mos nxitoni. Kushtojini vëmendje shëndetit. Lajme të mira në horizont.
Shigjetari – Sot duhet të fokusoheni në prioritetet që keni në jetë. Do mësoni aftësi të reja.
Bricjapi – Do punoni në shtëpi ose do e sillni punën tuaj në shtëpi. Do keni energji. Marrëdhënia juaj me familjarët do jetë shumë e mirë.
Ujori – Do keni vetëbesim. Marrëdhënia me miqtë dhe të afërmit do jetë shumë e mirë. Do kaloni mirë me rrethin tuaj shoqëror.
Peshqit – Do përfitoni nga një investim në biznes, pronë apo teknologji. Do përfitoni edhe nga puna.