Asnjëherë nuk ja kemi ditur vlerën një përqafimi sa tani. Kur po mbushet një vit që shmangim përqafimet nga frika e pandemisë, vjen edhe dita ndërkombëtare e përqafimeve. Sot më shumë se kurrë kemi mall të qëndrojmë pranë, të ndjejmë ngrohtësinë dhe dashurinë mes një përqafimi.
Thuhet se përqafimi është gjesti më i fortë i dashurisë dhe ja kalon për nga rëndësia e ndjesive edhe puthjeve, ndaj ne po ju sjellim 5 fakte shkencore për to, disa mund t’ju habisin.
Një përqafim zgjat mesatarisht 3.17 sekonda.
Askush nuk e di kur ka lindur përqafimi i parë, por dihet me siguri që njerëzit përqafohen prej mijëra vitesh.
Ne kemi tendencën të përqafojmë në krahun e djathtë, por në shumë raste emocionet ndikojnë në ndryshimin e këtij detaji.
Përqafimet ndryshojnë për mirë qasjen tonë drejt stresit dhe situatave të këqija.
Njerëzit nuk janë të vetmit që përqafohen. Edhe kafshët kanë tendencën të mbështjellin në krah njëri-tjetrin.