Ka nëna që bëjnë çdo gjë që është në dorën e tyre, që fëmijët të mos shqetësohen, të mos vuajnë, të mos lodhen. Por kjo gjë, edhe pse e bën nënën të ndihet mirë, është një dëm shumë i madh për fëmijët. Nëse jeni e fiksuar që t’i mbani fëmijët tuaj larg çfarëdolloj forme rreziku, do të jeni pengesa kryesore në rrugëtimin e tyre drejt rritjes…
Në të kaluarën të ka ndodhur diçka e rëndë, gjë që justifikon sjelljen tënde obsesive.
E vërtetë b. E gabuar
Me gjithçka që ndodh në botë, është normale që jetoni në ankth.
E vërtetë b. E gabuar
Aksidentet rrugore janë ndër rreziqet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë sot.
E vërtetë b. E gabuar
Abuzimi me alkoolin dhe drogat të shqetësojnë po aq sa aksidentet rrugore.
E vërtetë b. E gabuar
Seksi është i rrezikshëm po aq sa alkooli, droga dhe aksidentet rrugore.
E vërtetë b. E gabuar
Nuk të intereson të kontrollosh se me sa lekë në xhep dalin fëmijët e tu.
E vërtetë b. E gabuar
Kur të jenë 12 vjeç do t’i lësh fëmijët të lirë të dalin me shokët të premten në mbrëmje.
E vërtetë b. E gabuar
Do ta lejoje fëmijën 15-vjeçar që të kalojë një natë jashtë në kamping.
E vërtetë b. E gabuar
Beson se kur të mbushë 17 vjeç, është mjaftueshëm i pjekur për të dalë me shokët të premten në darkë.
E vërtetë b. E gabuar
Kontrollon nëpër sirtarë, spiunon bisedat me shokët dhe kontrollon mesazhet telefonike të fëmijëve të tu.
E vërtetë b. E gabuar
E di se cilat faqe interneti dhe rrjete sociale vizitojnë fëmijët e tu.
E vërtetë b. E gabuar
Ke shënuar në bllok të gjitha numrat e telefonit të miqve të fëmijëve të tu.
E vërtetë b. E gabuar
I sheh me mosbesim miqtë e tyre, nuk të pëlqejnë dhe i kritikon shpesh.
E vërtetë b. E gabuar
Kur djali yt del në mbrëmje, e pret zgjuar deri sa të kthehet në shtëpi.
E vërtetë b. E gabuar
Kur djali yt del me miqtë, e telefonon vazhdimisht, edhe pse e di se atij i vjen turp nga sjellja jote.
E vërtetë b. E gabuar
Më shumë A | Je nënë mbytëse
Pasojat që ndikojnë në rritjen e fëmijëve të tu janë ekstremisht negative. Vë gjithmonë në diskutim pavarësinë e tyre dhe duke kritikuar gjithmonë miqësitë që kanë. Në këtë mënyrë je duke krijuar bazat për një rebelim të mirëfilltë.
Më shumë B | Ke gjetur ekuilibrin e duhur mes përgjegjësisë dhe tolerancës
Të dish se ku shkojnë fëmijët e tu dhe të njohësh miqtë që ata frekuentojnë, bëjnë pjesë te shqetësimet logjike, por ti u jep atyre besim. Është sjellja më e mirë për të rritur fëmijët. Me ta fituar besimin tuaj, ata do të bëjnë gjithçka që mos të të zhgënjejnë.