Të gjitha kemi një "listë të zezë" që duhet për të mbrojtur territorin. Historia është e vjetër sa vetë bota. Ti dhe ai lidheni, mund të duheni çmendurisht, por kjo s'të ndalon ty të gjurmosh ish-të dashurën e tij dhe t'i gjesh një "preçedent penal".
Falë rrjeteve sociale është më e lehtë të gjurmohet ish e dashura, por pyetja është: A ja vlen të merremi me të kaq shumë? Jo! Për t'u bindur hidhini një sy arsyeve më poshtë.
#1.
Në këtë mënyrë ju po bëni problemin tuaj marrëdhënien e tyre që tashmë ka kaluar e ka marrë fund.
#2.
Bisedat për ish-in e tij krijojnë tension dhe tendencë për të kaluar në pozicion mbrojtës, gjë që s'i bën fare mirë lidhjes!
#3.
Fiksimi juaj për të ditur çdo gjë mbi të është një shenjë e pasigurisë suaj.
#4.
Po krijoni situata që nuk ekzistojnë.
#5.
Ta urreni atë nuk bën asgjë tjetër veçse ju shëmton, mërzit dhe grumbullon mllef brenda jush.
#6.
Po e rrothulloni të gjithë marrëdhënien tuaj rreth asaj. A jeni të sigurta që ja vlen?
Sa herë kurioziteti ju shtyn për të mësuar diçka më tepër ndaloni dhe pyesni veten: Pse duhet ta di?!