Nëse porosia juaj e përhershme është gin dhe ujë tonik, kemi një lajm të mirë dhe një të keq për ju. Po e fillojmë nga lajmi i mirë. Dëshira juaj ngjan me atë të shkrimtarit të famshëm, F. Scott Fitzgerald, autorit të "The Great Gatsby".
Lajmi i keq? Ka gjasa të keni paksa prirje psikopatie.
Teoria u publikua nga Universiteti i Innsbruck-ut, Austri, që kreu një studim mbi njerëzit që preferojnë shijet e hidhura në ushqime dhe pije, siç është ajo e xhinit apo ujit tonik.
"Ata që zgjedhin shijet e hidhura shfaqin herë-herë dashakeqësi."-thuhet në raportin përfundimtar.
Në këtë studim u bënë pyetje që lidheshin me qëndrueshmërinë emocionale, makiavelizmin, agresivitetin dhe tendencën për të shfaqur tipare sadiste.
Në përfundim, njerëzit që shfaqën pëlqimin për ushqimet e hidhura si çokollata e zezë, kafja apo uji tonik, prireshin të kishin tendenca të tilla psikike.
Pas analizimit të 1000 pjesëmarrësve u zbulua një lidhje mes preferencës për të hidhurat me psikopatinë, sadizmin, agresivitetin dhe dëshirën për të kundërshtuar. Po sipas studiuesve dëshira për kafe, apo ushqime si: rrepat, selinoja janë tregues narcizmi dhe cinizmi.