Tepër vonë nëse e hapët artikullin. Në listën më poshtë do të gjeni fakte historike të çuditshme, shqetësuese dhe gati gati të pabesueshme për kohën tonë.
#1.
Gjatë shekullit të 18-të, një grua bindi mjekët se po sillte në jetë 9 lepuj.
#2.
Deri vonë, është besuar që bebet nuk e ndjejnë dhimbjen prandaj shpesh operoheshin pa bërë anestezi. Në vend të saj, mjekët përdornin relaksues muskujsh që kishin efekt paralizues tek të vegjëlit dhe nuk lejonin lëvizjen e tyre. Edhe pse ata nuk qanin dhe nuk lëviznin dot, teksa operoheshin mund të dëgjonin dhe ndjenin çdo gjë që po i bëhej. Besimi se foshnjet deri 15 muajsh nuk ndjejnë dhimbje ishte gjerësisht i pranueshëm deri në vitet '80-të.
#3.
Në Londrën e viteve 1930-të, prindërit i linin bebet e tyre në kafazin që ndodhej në ballkon. Kjo bëhej që të vegjëlit të merrnin ajër të pastër dhe vitaminë D duke qenë se nuk kishin një kopësht ku mund të luanin të sigurtë jashtë.
#4.
Në 1518, në Strasbourg ra "murtaja e kërcimit", ku njerëzit kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për ditë me radhë!
#5.
Në shekullin e 18-të, të digjeshe për së gjalli ishte ngjarje më e zakonshme nga ç'mund ta imagjinoni sot.
#6.
Një tigër i vetëm ka vrarë rreth 436 në Nepal!
#7.
Në shekullin e 19-të, një grua është varur pasi vriste fëmijët për të cilët premtonte se do të kujdesej. Foshnjet të cilat i merrte në kujdestari, vdisnin krejt papritur në mënyrë të mistershme. Pas hetimeve, autoritetet zbuluan se ishte ajo e cila i kishte vrarë të gjithë dhe madje kufomat e tyre i mbante nëpër kutia. Ajo ishte e vetmja grua që mori dënim me vdekje në Zelandën e Re.
#8.
Në vitet 1800, shumë proteza dentare bëheshin me dhëmbët e ushtarëve të vdekur.
#9.
Dracula është bazuar mbi jetën e një njeriu real, që jetonte në Transylvania gjatë shekullit të 15-të dhe shfaqte të njëjtën dhunë dhe mënyra gjatë vrasjes së armiqve të tij.
#10.
Gjatë shekujve të 18-të, 19-të, kapakët e disa librave janë krijuar me lëkurë të vërtet njeriu.