“E dua këtë ide. I kam dërguar vetes rreth 5 letra deri më tani dhe çdo vit është një surprizë nga vetja, për veten. Sepse harrohet kaq lehtësisht. Kthehet në një proces të thellë reflektues dhe kur i rilexoj qesh e qaj me veten time”, shprehet Margaret, anëtare e FutureMe prej 2011-ës.
FutureMe është një website, ku ju mund të shkruani një letër për veten tuaj dhe ta dërgoni atë në adresën tuaj të email-it.
Ju zgjidhni kohën se kur e dërgoni, pas 1 viti, pas 3 apo 5 vitesh, sipas dëshirës suaj.
Që prej krijimit të faqes në vitin 2002, deri më tani janë dërguar mbi 10 milionë letra.
Disa e quajnë një mënyrë të mirë komunikimi me “të panjohurën” dhe të tjerë thonë se është po aq e nevojshme sa “një seancë terapie”.