Ndoshta keni dëgjuar për termin ‘alfa’ tek burrat, mirëpo a e keni ditur se këto trajta mund të karakterizojnë edhe një grua? Një grua ‘alfa’ është një person që të gjithë e kanë idoll dhe e adhurojnë. Ato kanë karakteristika personaliteti që i lejon të jenë pozitive dhe të suksesshme në jetë.
Këtu janë disa gjëra që një grua ‘alfa’ bën çdo ditë:
Ajo e di se çfarë do
Ajo është një grua e vendosur dhe ambicioze. Ajo e di se çfarë do dhe nuk shpenzon kohë në drejtime të tjera.
…Dhe ajo e kërkon atë që do, pa turp
Ajo është më dominuese dhe nuk lejon që injorantët të vënë poshtë idetë e saja.
Nuk heq dorë lehtë
Një grua alfa nuk heq dorë lehtë, dhe gjithmonë ndërmerr rreziqe, mëson nga gabimet dhe lufton për të vazhduar.
Nuk ankohen
Një grua alfa e kupton se koha e shpenzuar duke u ankuar, është një kohë e çuar dëm. Kur ajo e gjen vetën në një situatë të palakmueshme, gjithmonë bën një hap prapa dhe rregullon atë që mundet.
Nuk frikësohen të hedhin hapin e parë
Një grua alfa nuk frikësohet të bëjë hapin e parë, qoftë në një lidhje apo kudo që mendon se ja vlen.