Dita e diel na duket sikur kalon aq shpejt, pikërisht sepse pas saj fillon një javë e re plot plane dhe angazhime. Ndaj edhe diçka ndodh të dielave. Përveç faktit që zgjohemi vonë, sepse jemi pushim, na kap një dëshirë për të qendruar shtrirë pa bërë asgjë konkrete.
Ndaj për të mos kaluar një të diel si gjithë të tjerat, fillo dhe ndrysho disa zakone.
Bëj dush
Pse jo edhe që në mëngjes.
Fol në Skype
Hape Skype-in dhe fol me tezen në Amerikë, me kushërinjtë në Itali apo me dikë tjetër që gjithmonë thua do të flas, por asnjëherë nuk të del koha.
Degjo muzikë
Vendos këngën tënde të preferuar dhe fillo kërce, bëj ushtrime të ndryshme ose thjesht shijoje. Zgjidh këngë që ke kohë pa i dëgjuar ose ato të preferuarat e tua.
Përgatit një ëmbëlsirë
Edhe nëse nuk ke talent në kuzhinë, provo. Asnjëherë nuk i dihet rezultati.
Bëj planet e javës
Vendos se çfarë do të veshësh në ditët e javës së re, me kë do dalësh etj.
Luaj me familjen
Mblidhe të gjithë familjen dhe luani një lojë, çfarëdo qoftë ajo. Rikupero kohën që ke humbur me ta gjatë gjithë javës. Fundja, të dielat janë për familjen.