Dashuria e vërtetë nuk ndodhë aty për aty, është një proces gjithmonë në rritje. Zhvillohet vetëm pasi të keni kaluar shumë gjëra së bashku, keni parë së bashku e keni qeshur së bashku. Por si sillet një femër e dashuruar? Më poshtë gjeni një listë të 10 gjërave që shihen kur një femër është e dashuruar me të vërtetë.
1. Është e qetë;
Një grua në dashuri gjithmonë do të duket e qetë. Ajo mund të jetë një person që pëlqen jetën e zhurmshme mirëpo me ju do të tregohet e turpshme dhe e qetë.
2. Ajo ju jep dhurata;
Pavarësisht me raste apo jo ajo shpesh ju jep dhurata qofshin të vogla ato si një cokolatë etj.
3. Ndonjëherë sillet si një fëmijë;
Ajo ndonjëherë ka sjellje të cuditshme, për shkak se dëshiron të duket sa më e lezetshme në sytë e tu.
4. Ajo interesohet për jetën tuaj;
Ajo do të dijë cdo gjë për ditën tuaj.
5. Ajo fillon bisedën me ju;
Zakonisht është ajo që fillon bisedën me ju e para.
6. Tregon interesim për atë që pëlqeni ju;
Nuk ka rëndësi se cfarë hobi keni apo cfarë pëlqeni, një femër e dashuruar tregon interesim për ato gjëra që pëlqeni ju.
7. Ajo dëshiron të duket mirë gjithmonë;
Për të ka rëndësi të vecantë se si duket para jush.
8. Gjithmonë duket e lumtur;
A e keni vërejtur buzëqeshjën e saj kur hyni ju në dhomë?
9. Mundohet të anashkalojë kontaktin me sy;
Një femër në dashuri mundohet që me cdo kusht mos të ketë kontakt me personin në fjalë.
10. Tregon kujdes për nevojat dhe dëshirat e tua;
Ajo gjithmonë e di se për cfarë keni nevojë ju.