Përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se varësia e tyre ndaj një telefoni celular u shkaktoi dëme në gishtat e tyre.
Sot, ne kryejmë pothuajse të gjitha detyrat dhe komunikimin e përditshëm në telefonat tanë “të mençur”, ndaj nuk është për t’u habitur që vazhdimisht shikojmë ekranet, por gjithashtu që anët negative të përdorimit janë edhe shtrembërimi i gishtërinjve, jo veç sytë
Disa përdorues të mediave sociale kohët e fundit kanë pohuar se mënyra se si mbajnë një celular ka shkaktuar deformime në duart e tyre.
Ata janë të bindur se kanë deformim në gishtin e tyre të vogël, sepse mbajnë telefonin me të.
Nëse e mbani celularin me gishtin tuaj të vogël në pjesën e poshtme, do të vini re një prerje të vogël midis pjesës së sipërme dhe të poshtme të gishtit.