Modeljet e njohura kanë marrë pjesë në Javën e Modës në Paris.
E veshur me një fustan ngjyrë të zezë me një pelerinë që e ndiqte nga prapa gjatë ecjes së saj në pistë, Bella Hadid dukej shumë bukur.
Modelja e njohur e kombinoi dukjen e saj me një palë vathë të përmasave të mëdha teksa ecte në pasarelën e markës së njohur.

Përveç Bella Hadid, aty mori pjesë edhe Cara Delevigne e cila kishte veshur një kostum kadifeje me vathë të jashtëzakonshëm teksa eci në pasarelë.
Pamja e Cara, ishte një kontrast i plotë me fustanet femërore të veshur nga modelet e tjera, pasi ajo kishte veshur një xhaketë jeshile dhe portokalli me një jakë të madhe.
Xhaketa dhe pantallonat që përputhen u shoqëruan me vathë të jashtëzakonshëm dhe një bluzë të gjelbër, flokët e saj i kishte shndërruar në stil të viteve 1920.
Theksojmë se modelet gjatë ecjes së tyre mbanin distancë me njëra-tjetrën për shkak të Covid-19.


