Aloe Vera është shumë e lehtë të rritet vetë, por shumë pak njerëz e kanë një lule të tillë. Për xhelin e Aloe Verës, më shumë se 200 punime shkencore në mbarë botën kërkimore kanë dalë në përfundimin se kjo bimë vërtet bën mrekulli.
Është e njohur për aftësitë e saj shëruese, hidratuese dhe zbutjen e lëkurës sepse përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, natyralë, përfshirë polisaçaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet dhe minerale.
Disa nga efektet e kësaj bime:
Shëron djegiet
Shëron plagët
Zbut aknet
Zbut skuqjen dhe problemet e tjera të lëkurës
Mund të përdoret si ilaç anti-kruajtje
Redukton rrudhat
Ju ndihmon për të pasur flokë të shëndetshëm, dhe për parandalimin e rënies së tyre
Hidraton lëkurën.