Jo vetëm për dhëmbët; filli dentar gjen shumë përdorime në jetën tonë

Life style

Jo vetëm për dhëmbët; filli dentar gjen shumë përdorime në jetën tonë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Larja me furçë dhe përdorimi i fillit dentar janë thelbësore për higjenën orale, kështu që të gjithë i kemi pjesë të rutinës së përditshme. Madje shumica prej nesh, fillin dentar e mbajnë edhe në tryezën e punës dhe e përdorin mbas kohës së drekës në pamundësi për të larë dhëmbët me furçë. Filli dentarë është jashtëzakonisht i fortë si material prandaj gjen përdorime fantastike edhe për gjëra të tjera të cilat do t’i shohim më poshtë:

Për të prerë feta perfekte

Thikat janë zakonisht alternativa më  e thjeshtë për të prerë gjithçka, por ndonjëherë filli dentar mund të jetë një alternativë më e mirë. Ekspertët e djathrave përdorin tela për të prerë djathrat dhe fijet dentare janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm. Thjesht bëni një lak rreth pjesës së djathit që doni të prisni dhe tërhieqni fort. Kjo funksionon edhe për të prerë vezët e ziera në feta.

Për të qepur një kopsë në rast emergjence

Filli dentar është më i fortë se peri i zakonshëm prandaj është ideal për riaprimet e vogla në raste emergjence.

Në rast se ju këputet një bizhuteri ose për të bërë bizhuteri artizanale

Nëse ju prishet një gjerdan apo një byzylyk, mos e humbni shpresën. Vendosini pjesët e tij tek fillidentar. Ai është mjaft i fortë dhe e mban të sigurt bizhuterinë tuaj derisa t’i kryeni një riparim të përhershëm ose ta përdorni për të kijuar bizhuteri artizanale.

Për të konservuar vaktet tuaja

Një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur qesen e patatinave, perimet e ngrira, etj. Filli dentar gjen përdorim shumë praktik në kuzhinë për sa i përket mënyrave të konservimit.

Për të ndezur zjarrin

Nëse jeni në kamping, gjueti ose për piknik, merrni një fill dentar me vete. Ai ka fuqi të ndezë zjarrin sepse digjet shumë mirë, edhe në kushte lagështire. Mund ta përodrni për të lidhur telat e çadrave ose si fill peshkimi peshkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat