Kjo shenjë horoskopi s’njeh limit në shpenzimin e parave!

Life style

Kjo shenjë horoskopi s’njeh limit në shpenzimin e parave!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:40
Ilustrim

Duke u ndalur tek paratë, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç e prisni, ka momente që ju buzëqesh planeti i financave, e të tjerë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Por në mesin e të gjitha shenjave të zodiakut, e dini se kush i shpenzon më shumë paratë?

Binjakët:

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i parasë dhe komunikimit. Marrëdhënia e tyre me paranë është një marrëdhënie dashuri-urrrejtje, Binjakët harxhojnë shumë para dhe prapë ankohen se nuk kanë asgjë.

E dashuron paranë dhe i pëlqen të investojë në lojëra të rrezikshme, si dhe të dalin fitimtarë. Është shumë bujar dhe nuk di të kursehet për asgjë dhe askënd.

I pëlqen ta përkëdhelë veten dhe të mos e privojë nga asnjë dëshirë e kënaqësi. Femrat e shenjës së Binjakëve harxhojnë shumë për bizhuteri dhe veshje, kurse meshkujt Binjakë harxhojnë më shumë për udhëtime dhe pajisje elektronike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat