Shpesh mbetjet e ushqimeve, të pjatave të palara bëhen shkak që lavapjata të bllokohet dhe uji të mos qarkullojë. Në shumë raste edhe zhbllokuesi i lëngshëm apo pluhur që keni blerë në dyqan nuk funksionon dhe ju duhet asistenca e hidraulikut.
Megjithatë, ekziston një truk që e bën 100% efikas zhbllokuesin e lavapjatës, pluhur apo lëng qoftë. Si fillim, blini një bustinë pluhur për zhbllokim lavamani në market. Blini edhe një shishe uthull të lirë (nuk është e thënë të jetë organike). Shkoni në shtëpi dhe në mbrëmje, derdhni shishen e uthullës në lavapjatë.
Sigurohuni që pas këtij veprimi të mos e hpani më çezmën. Uthulla shkakton një bymim dhe zbutje të mbeturinave që kanë bllokuar lavapjatën.
Në mëngjes, hidhni bustinën e zhbllokuesit pluhur dhe më pas ujë të nxehtë ose të ftohtë (sipas udhëzimeve që thuhen në etiketën e zhbllokuesit). Lavapjata juaj do të zhbllokohet menjëherë dhe ju do të keni kursyer paratë e hidraulikut.