Mendoni se sa llumi i kafesë që hedhim çdo ditë është i padobishëm, dhe çdo vlerë që mund të ketë kafeja e keni marrë gjatë pijes së saj? Gaboni ! Llumi i kafesë është i pasur me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra.
Llumi i kafes është një aleat i përsosur për kujdesin e lëkurës, por edhe për shtëpinë, kopshtin etj. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, por të hequr erën e keqe, kundër celulitit dhe shumë më tepër.
Le të fillojmë nga se si të ripërdorimin llum kafeje për bukurinë.
· Për një trajtim anticelulit miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pastaj masazhojini mirë trupin.
· Pas gatimit ndonjëherë mbetet erë e keqe në duart tuaja. Fshijini ato me llum kafeje pastaj shpëlajini me ujë të ngrohtë.
· Shtoni një sasi të vogël të llumit të kafes tek kënaja që përdorni për të lyer flokët. Kjo do t’i japë atyre një shkëlqim të natyrshëm.
· Për të pastruar trupin, përzieni pak vaj ulliri me llumin e kafes dhe masazhoni lëkurën.
Me llumin e kafes mund të realizoni një maskë të mirë për fytyrën tuaj. Ajo do ta mbajë të butë lëkurën.
Përbërësit:
2 lugë llum kafeje me 2 lugë pluhur kakao, 2 lugë qumësht apo kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën e lagur dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë për 20 minuta.
· Vendosni llumin e kafes në zonat ku doni të largoni milingonat. Është një metodë efikase që funksionon.
· Mund të hiqni aromat e këqija të frigoriferit duke vendosur në një tas pluhur kafeje dhe ta lini aty për dy ditë. Metoda e njëjtë mund të përdoret edhe për këpucët.