Të qenët të organizuar është më e vështirë nga sa duket, ndaj nga ky problem ka lindur një profesion i ri, ai i organizatorëve profesional të garderobave e jo vetëm. Nëse gjithmonë keni gjëra nëpër shtëpi që i hidhni sa nga një cep në tjetrin, kjo ndodh sepse këto të fundit nuk kanë një vend të mirëpërcaktuar ! Në momentin që çdo objekt do të ketë vendin e tij , e sigurtë që do i kurseni vetes shumë kohë. Tualeti është një prej hapësirave të shtëpisë ku bëhet rrëmuja më e madhe, ndonëse aty kalohet shumë pak kohë duke e krahasuar me ambjentet e tjera të shtëpisë.
Disa këshilla organizimi që do t’ju shpëtojnë një herë e mirë nga rrëmuja:
Sa më shumë rafte, aq më pak gjëra rreth e rrotull
Shfrytëzoni dhe cepat nëse është e mundur.
Përcaktoni vendin e objekteve në mënyrë që t’i vendosni gjithmonë në vendin e tyre duke shmangur rrëmujën
Koshat dhe shportat e varura në mur do t’ju kursejnë hapësirë
Mos vendosni gjithçka në pjesën e lavamanit, por organizojini të gjitha objektet në disa kavanozë të cilët varen në mur ose në shporta të veçanta
Lodrat e fëmijëve mund t’i fusni në një rrjet
Shfrytëzoni hapësirën sipër dhe poshtë lavamanit apo WC-së