Stilistët po gjejnë mënyra për të kombinuar rehatinë që të ofron zona jote e komfortit me modën dhe elegancën në veshje.
Duket e pamundur apo jo?
Epo nuk është, eleganca mund të arrihet me tuta apo pantallona të ngjashme me to. Karl Lagerfeld dikur ka thënë: “Tutat janë shenjë e humbjes”. Por pandemia i bëri uniformën e çdo dite për ët gjithë ata që punonin nga shtëpia të mbyllur në karantinë.
Tani që u mësuam me atë rehati nuk duam të heqim më dorë dhe stilistët janë të detyruar të na vijnë pas ‘qejfit’.
Ju prezantojmë me stilimet trend të pranverës që kanë kryefjalë elegancën dhe rehatinë.