Kush nuk dëshiron t'i dijë sekretet që përdornin gjyshet për sa i përket rutinës së bukurisë? Shumë prej nesh janë besnike të trajtimeve në kushtet e shtëpisë dhe nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi këto janë trajtime ndonjëherë edhe më të sigurta sesa maskat e gatshme që mund të gjejmë në treg apo në qendrat estetike. Madje, edhe VIP-at kanë disa sekrete bukurie që lidhen me trajtimet në kushtet e shtëpisë. Më poshtë po ju sjellim 7 prej tyre dhe mund të huazoni cilin të dëshironi!
Catherine Zeta-Jones i shpëlan flokët me birrë, pasi përmban vitaminë B dhe është thelbësore për të pasur flokë të shëndetshëm.
Halle Berry bën scrub me kokrrat e kafesë.
Hilary Duff e shpëlan fytyrën me ujë trëndafili para se të vendosë hidratuesin.
Miranda Kerr përdor balsam buzësh përreth syve të saj, në vend të highlighter-it. Kjo gjë u jep syve një pamje më natyrale.
Mariah Carey përdor shkëlqyes buzësh me mente për një efekt më volumizues për buzët.
Emma Stone përdor vajin e farave të rrushit në vend të hidratuesit.
Jennifer Aniston përdor vazelinën si krem sysh. Ajo është e sigurt që kjo e ndihmon për zhdukjen e rrudhave.