E mbani mend premtimin që i dhatë vetes ditën e parë kur bletë një palë atlete të bardha? Ehh.. ato fjalë me siguri i mori era dhe atletet morën një hije gri nga pluhuri që javën e parë ! Ndonëse në rrugët tona është e vështirë të mbash atletet e bardha, kjo nuk do të thotë që ështe e pamundur !
Mjafton që t’i pastroni një herë në javë me përbërësit e duhur pa i shkatërruar ! E themi këtë sepse e dimë që shumë prej nesh i lajnë atletet e bardha na lavatriçe.
Ajo që ju nevojitet është:
1 lugë çaji sode buke, 1/2 lugë ujë i oksigjenuat 1/2 lugë gjelle ujë të ngrohtë dhe një furçë e vjetër dhëmbësh.
Përzienni përbërësit së bashku, dhe me anë të furçës pastroni atletet (qoftë pjesën e gomës qoftë atë copës). Lërini për 30 minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë.
Uji i oksigjenuar është një zbardhues që nuk përmban klor, i cili, kur kombinohet me sodden e bukes, formon flluska që mund të pastrojë njollat .