Të gatuash në enët prej guri

Life style

Të gatuash në enët prej guri

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Foto Ilustrim

Edhe në pajisjet e kuzhinës, përparimet po dëgjohen përditë. Të fundit janë enët prej guri...Në to, ushqimi që gatuhet sigurisht që nuk ngjitet dhe janë në gjendje të qëndrojnë për një kohë të gjatë në temperaturë të lartë. Mund të gatuhet në to mishi, peshku e perimet në mënyrë krejt delikate.

Siç kuptohet, jo vetëm me përbërësit e gatimeve, po i rikthehemi traditave të kohëve të shkuara edhe me enët. Duhet thënë që secili prej materialeve që përdorni, i jep gatimit shije tjetër prandaj të rejat, edhe në këtë fushë, nuk duhen interpretuar gjithnjë si teka të amvisave apo abuzime të marketingut.

Po t’iu themi që ushqimet në gurë bëhen edhe më të shëndetshme, me siguri që do t’iu prishet mendja. Gjithashtu, duhet të dini se është e vështirë që në këto enë, t’iu digjen gatimet. Ato, nxehen me vështirësi por, me të arritur temperaturën që ju duhet, e mbajnë për një kohë të gjatë.

Ende nuk janë bërë aq të shpeshta sa të gjenden gjithandej por, mjafton të dalin prodhimet e para që të shtohen më pas sa hap e mbyll sytë...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat