Hekurosja është një nga punët e shtëpisë që ose e bën me qef ose do të ishe gati të paguaje vetëm që mos ta bëje një gjë të tillë.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla shumë të vlefshme:
1. Pëlhurat delikate duhen hekurosur në fillim
Hekuri kërkon kohë të ngrohet ashtu si kërkon kohë të ftohtet, kështu që filloni me veshjet mëndafshi apo poliestër që nuk kërkojnë shumë nxehtësi e me pas me materialet si pambuku.
2. Nëse veshja është e përbërë nga disa materiali zgjidhni temperaturën e duhur për materialin më delikat.
3. Mos hidhni uje nga rubineti tek rezervuari i hekurit.
4. Patroni pllakën e hekurit me sodë buke pasi të jetë ftohur plotësisht.
5. Gjithmonë boshatisni rezervuarin e ujit të hekurit përpara se të vendosni hekurin në vendin e duhur.