Aksesorët dhe mobilimi i lëkurës mund të përcaktohet i përshtatshëm për dhomat e ndenjes me stile dhe varietete nga modernia dhe konteporania deri në më të thjeshtën dhe komoden.
Pazari për aksesorët e lëkurës bazohet fillimisht në shkallën e cilësisë së saj. Shitësit e këtyre aksesorëve dhe mobilieve që në fillim i klasifikojnë në kategori që nga cilësia e parë e lëkurës deri tek ajo e fundit. Cilësia e lëkurës përcaktohet nga pigmenti i ngjyrës, mënyra si lëkura është regjur dhe presuar, ndjeshmëria dhe kohëzgjatja e saj, gjithashtu cilësia varet edhe si një mobilie ose aksesor i tërë.
Gjatë blerjes së këtyre aksesorëve duhet të kini parasysh se ato përpunohen në mënyrë të tillë që t’u rezistojnë gërvishtjeve.
Ato vishen me një copë të cilat ruajnë ngjyrën e lëkurës, butësinë dhe i mbron ato nga parazitët. Nuk duhet të ngatërroni lëkurën reale me “lëkurën lidhëse” e cila është një thjesht imitim I reales me një përbërje 17-20% të saj.