Tavolina në dhomën e ndenjes

Life style

Tavolina në dhomën e ndenjes

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Tavolina e ulët dhe elegante është shumë e rëndësishme në dhomën e ndenjes. Ju mund të zgjidhni një tavolinë me stil dhe dy ndenjëse, në mënyrë që t'i lëvizni kudo që ju nevojiten. Por edhe zbukurimet mbi tavolinë janë shumë të rëndësishme.

Rekomandohen vazo lulesh ose ndonjë zbukurim i vogël, por domethënës.

Lulet duhet të jenë të freskëta, si lulet e fierit, orkidetë apo lulen tuaj të parapëlqyer. Një ide shumë e mirë janë koralet, një objekt prej qelqi ose diçka që përshtatet edhe me natyrën tuaj.

Nuk duhet të harroni që në tavolinë duhet të ketë hapësirë të nevojshme për të vendosur filxhanin e kafesë apo gotën e ujit.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat