Nëse ju mungon koha dhe hapësira, por sërish dëshironi të ushtroni, atëherë jeni të detyruar të gjeni stërvitje të cilat janë më efektive sesa trajnimi me interval me intensitet të lartë.
Duke i kombinuar ushtrimet që nuk kërkojnë shumë sforcim, ju do të mund t’i shtyni kufijtë tuaj, ta rrisni nivelin e durimit dhe do të mund të digjni më shumë dhjamë sesa do të bënit me ushtrimet e vazhdueshme kardio.
Por mbase përfitimi më i madh i këtyre stërvitjeve është se ju mund t’i kryeni ato në më pak se 30 minuta. Krejt çka ju nevojitet është një dhomë e vogël, dhe duke qenë se do ta përdorni peshën tuaj trupore për të ushtruar, nuk do të keni nevojë për ndonjë pajisje shtesë.
Udhëzimet: Ju duhet t’i kryeni tri faza të stërvitjeve të cilat përbëhen nga gjithsej pesë lëvizje. Në fazën e parë, e bëni secilin ushtrim për 40 sekonda, dhe pushoni ndërmjet çdo lëvizjeje nga 20 sekonda. Në fazën e dytë, provoni të ushtroni për 50 sekonda me nga 30 sekonda pushim. Dhe në fazën e tretë duhet të ushtroni 1 minutë pa ndërprerë, dhe të pushoni nga 40 sekonda.
Mos harroni se është me rëndësi që t’i ngrohni muskujt me ca zgjatje dinamike, dhe ta relaksoni trupin me zgjatje të buta dhe statike.