Nëse partneri juaj është një Ujor i paparashikueshëm, këmbëngulës, emocional, shpërthyes dhe provokues, atëherë jeni në vendin e duhur për të lexuar se çfarë duhet të bëni për të vazhduar me të një lidhje të lumtur e me shumë dashuri.
Polemikat janë të nevojshme
Nëse çdo diskutim me Ujorin kthehet në një debat, atëherë mos u shqetësoni. Sepse atij kjo gjë i pëlqen. Nuk e kemi fjalën për sherre, por për debate argumentuese. Mos harroni që Ujori është një shenjë cerebrale dhe këto lloj diskutimesh vetëm do të përforcojnë lidhjen tuaj. Sa më shumë të ndani me të, aq më shumë do të dashuroheni pas tij. Ndaj, nëse nuk bini dakord me të, ose keni mendim tjetër, mos kini frikë t’ia thoni. Mos bini dakord me të vetëm e vetëm për të mos ia prishur.
Jepini disa alternativa
Kur kërkoni diçka nga një Ujor dhe dëshirion që përgjigjja të jetë pozitive, atëherë duhet të përdorni një metodë më të zgjuar me të, sepse zakonisht përgjigjja e tij e parë nuk do të jetë pozitive. Zgjidhja është: jepini alternativa. Pra nëse dëshironi të dilni për darkë sugjerojini disa vende, në mënyrë që t’i lini hapësirën për të zgjedhur edhe ai.
Thyeni monotoninë
Ujori është një shenjë e paparashikueshme dhe e ka inat monotoninë, kufijtë dhe rregullat. Ndaj mos provoni të caktoni përditshmërinë e tij, sepse në vend që ta sillni afër do ta largoni edhe më shumë. Por edhe kjo të mos ndodhë, debatet me të do të vazhdojnë sepse ai do të bëjë gjithmonë atë që do. Nëse dëshironi që të jeni bashkë dhe të lumtur, atëherë duhet të jeni edhe ju të gatshme për surpriza e për vendime të papritura. Ndaj herën tjetër që do ju thotë “Bëhu gati se do të dalim për darkë”, mos u përgjigjni “Po unë çfarë ta bëj atë që kam gatuarë”.
Shmangi skenat e panevojshme dhe dramat
Edhe pse Ujori mashkull ka shumë talente dhe dhunti, në pjesën sentimentale nuk është gjë. Ndaj mos prisni deklarata dashurie, puthje e përqafime sepse në të tilla raste është i ftohtë dhe i distancuar. Ndaj duhet ta doni dhe të keni pak kujdes me reagimet. Por mbi të gjitha duhet të pranoni që mënyra me të cilën ai e shpreh dashurinë nuk është si e gjithë të tjerëve.
Bëhuni shoqja e tij
është e njohur tashmë që për Ujorin shoqëria është e shenjtë, ndaj këtë ndjesi ai e kërkon edhe në lidhje, sepse dëshiron të jetë i lirshëm dhe të sillet në prani të partneres ashtu siç do të sillej edhe me shokët. Gjithashtu mos u çuditni nëse mësoni se disa nga shoqet i ka “ish”. Por mos u shqetësoni për këtë, sepse nuk janë nga ata që pëleqejnë rikthimet. Mbështeteni, shoqërojeni, kaloni bukur me të dhe mbi të gjitha mos harroni se jeni partnerja dhe shoqja e tij më e mirë, jo një shoqe e thjeshtë.