Mos e lini shtëpinë tuaj të ndriçohet vetëm nga drita e llambave. Drita e qiriut, shndërron ambjentin tuaj dhe ndjesia që krijohet është e papërshkrueshme. Në banjo tek ju relaksoheni në vaskë, në tavolinë gjatë një darkë apo thjesht në dhomën e ndenjies qirinjtë ofrojnë një atmosferë mjaft të këndshme. Qirinjtë mund të klasifikohen dhe si sezonal, a e kishit menduar këtë gjë? Në këtë periudhë të vitit që jemi, një dekorim mjaft i bukur mbi oxhak apo mbi tavolinë do të ishin 3 qirinj të mëdhenj. Nuk keni pse i merrni të gatshme të tilla dekorime, vini imagjinatën në punë dhe do të përftoni diçka mjaft të bukur.
Do të ju duhet:
Gjethe
Qirinj të bardhë
Fjongo
Një tabaka
Topa dekorative
Hap pas hapi udhëzimi:
Lidhni disa gjethe të bukura rreth qirinjve. Pasi i keni fiksuar me një fije, lidhini me një fjongo me ngjyrë.
Poziciononi qirinjtë në tabaka tuaj, pastaj shtoni topa dekorative ose gurë me ngjyrë.