Sipas astrologëve, horoskopi mund të zbulojë shumë aspekte të personalitetit tonë. Horoskopi mund të zbulojë rreth dashurisë, martesës dhe gjetjes së partnerit të duhur.
Disa njerëz një gjë të tillë e kanë shumë të lehtë, të tjerët shumë vështirë e gjejnë dikë që iu përgjigjet.
Por, një shenjë e horoskopit ka kritere aq të ashpra, të cilat fatkeqësisht bëjnë që shpesh të mbetet vetëm. Fjala është për gruan e lindur në shenjën e Bricjapit.
Ajo urren ëndërrimtarët dhe bisedat që bazohen në imagjinatë. Gruaja e lindur në shenjën e Bricjapit mund të vlerësojë me saktësi rrjedhën e ngjarjeve të caktuara dhe është organizatore e mirë. Në punë, ashtu si edhe në jetë, ajo nuk pëlqen që të tërheqë vëmendjen e njerëzve tjerë në ndonjë mënyrë.
Është diskrete dhe vlerëson punën. Gjithashtu gruaja e kësaj shenje vendos që të jetojë e tërhequr, e shpeshherë përfundon edhe e vetme. Ajo shumë rrallë e përjeton dashurinë e madhe dhe të sinqertë.