Përpara se të filloni të qani pas derdhjes së një filxhani kafeje, mësoni njëherë e mirë se njolla e kafesë nuk është e përhershme, nëse dini si ta hiqni dhe veproni menjëherë.
Si të hiqni njollat e kafesë nga tapeti
Çfarë do t’ju duhet:
Detergjent
Uthull
Ujë të ngrohtë
Një leckë për heqjen e njollave
Një furçë dhëmbësh
Nëse kafja juaj derdhet në tapetin tuaj me ngjyrë të çelët, mos u shqetësoni. Në vend të kësaj, veproni menjëherë. Ekzistojnë disa metoda për të hequr njollat në tapet, duke përfshirë, uthullën, detergjentin e enëve ose peroksid hidrogjeni. Por sigurohuni që të filloni pastrimin me leckë ose letër të thatë. Është e rëndësishme të mos e fërkoni vendin, pasi mund të përhapni pa dashje njollën.
Si të hiqni njollat e kafesë nga divani
Çfarë do t’ju duhet:
Letër e thatë ose leckë
Detergjent i lëngshëm i rrobave
Uthull
Filloni të pastroni njollën me letër të thatë ose leckë. Sigurohuni që të shmangni fërkimet sepse mund ta dëmtoni tapetin. Bëni një tretësirë, duke përzier detergjentin e rrobave, një lugë gjelle uthull dhe një filxhan ujë. Duke përdorur leckën fshijeni tretësirën e hedhur në parë mbi njollë. Përsëriteni procesin derisa njolla të hiqet plotësisht.