“Njohuritë janë një thesar i paçmuar, por vlera e tyre bëhet e prekshme vetëm kur i përdor në jetën e përditshme.”
~Ibn Khaldoun Al Muqaddima (1332-1406)
Studiues
Mitet dhe legjendat e lashta thonë se që ta ndiesh praninë e magjisë duhet të përdorësh “fjalën magjike”.
Këtë mund ta bësh duke e shprehur mirënjohjen tënde përmes fjalës magjike faleminderit.
Nuk gjej dot mënyrën e duhur për t’ju treguar se çfarë peshe e çfarë roli vendimtar luan kjo fjalë në jetën tuaj.
Që të bësh pjesë në rrethin e njerëzve që janë vërtet mirënjohës, fjala ‘faleminderit’ duhet të bëhet pjesë organike e qenies tuaj. Fjala që ju duhet ta thoni dhe ta ndieni në mënyrën më të natyrshme të mundshme.
Kjo fjalë duhet bërë thelbi i personalitetit tuaj. Faleminderit është fjala-urë që do të lidhë jetën tuaj të tashme me jetën që keni ëndërruar.
Formula magjike:
1. Thuaje fjalën magjike ‘faleminderit’ pa u sforcuar dhe me gjithë zemër.
2. Sa më thellësisht ta ndieni e sa më shpesh ta thoni fjalën magjike faleminderit, aq më shumë do ta ndieni fisnikërinë e mirënjohjes.
3. Sa më thellë e sa më natyrshëm ta ndieni mirënjohjen, aq më e begatshme do të bëhet jeta juaj në të gjitha drejtimet.
~Sekreti- Magjia/ Rhonda Byrne