Tani është koha e duhur për aksesorët, madje më shumë se në çdo stinë. Pranvera sapo ka trokitur dhe të gjithë ndiejmë nevojën për të ndryshuar look, stil, por edhe aksesorët.
Ata e bëjnë çdo veshje, madje edhe pantallonat dhe xhupat, të duken më stil, por edhe na bëjnë të ndihemi më të lumtura.
Për momentin, fjongot, shajet dhe rrathët e flokëve janë në krye të listës së dëshirave për sezonin e ngrohtë, i cili sapo ka nisur. Nuk është e vështirë të kuptosh pse; janë të adhurueshëm dhe të lehtë për t’u mbajtur, u shtojnë shkëlqimin veshjeve dhe, pavarësisht stilit që keni, një rreth në flokë ju rezervon një vend të sigurt në tendencat IN të momentit.
Në këto kombinime, shajet dhe fjongot e flokëve janë kombinuar me fustane, funde e xhinse, por duken kaq bukur edhe me me një triko komode apo një fustan mbrëmjeje. Në thelb, opsionet e stilimit janë të pafundme. Tani, gjithçka që duhet të bëni është të ndaleni në dyqanin e radhës.