Pritshmëritë e larta ndaj të tjerëve janë rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj

Life style

Pritshmëritë e larta ndaj të tjerëve janë rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Të qenët jorealist e të paturit pritshmëri të mëdha mund të rezultojë lënduese. Kjo është një sjellje e rrezikshme sipas psikologëve, sepse pritshmëritë e larta janë pikërisht rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj. Në një moment apo tjetër do t’ju duhet të zbrisnit nga retë dhe të ktheheni me këmbë në tokë.

Fusha e dashurisë është ajo e “minuara” kur vjen puna tek lëndimet dhe këto të fundit vijnë pikërisht prej pritshmërive. Shpesh akuzojmë  djemtë gjithë kohën se atyre nuk u intereson, nuk na kuptojnë dhe nuk kanë asnjë ide rreth dashurisë. Por mund të jeni ju, AJO që jeni gabim. E vërteta është që ne i thyejmë zemrën vetë vetes përmes pritshmërive jorealiste.  

Ne vendosim rregulla, standarde por asnjëherë nuk u themi partnerëve se cilat janë këto të fundit. Ky lloj i të menduarit nxit keqkuptime.

Mungesa e realitetit dhe e komunikimit na mban në këtë cikël konstant të zhgënjimit. Përcaktojini pritshmëritë nga realiteti në botën reale dhe jo në kokën tuaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat